Shperndaje në Facebook.

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, e qëllojnë me pesë plumba

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar pesë herë në drejtim të tij, në Sheshin Viktoria.krim4

Mediat vendase kanë shkruar se dyshohet që shqiptari të jetë pronar i një berberaneje, por vetë dëshmitarët që panë gjithçka deklaruan se ai ishte klient i rastësishëm, teksa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.krim3

Për arsye hetimi nuk bëhet i ditur as emri i shqiptarit, që mori pesë plumba në këmbë dhe mësohet se për momentin është jashtë rrezikut për jetën.krim2

Sa i përket mënyrës që përdorën autorët, mësohet se kanë qenë dy persona që sapo dolën nga një makinë qëlluan drejt shqiptarit.

krim

Autorët janë në kërkim.

Shperndaje në Facebook.